Ambasada e SHBA-së paralajmëron shqiptarët: Kujde, mos paguani për lotarinë

Ambasada e SHBA-së paralajmëron shqiptarët: Kujde, mos…

Ambasada amerikane në Tiranë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në aplikimin e lotarisë.

Sipas njoftimit, aplikimi për lotarinë amerikane nuk kërkon asnjë pagesë.

Qytetarët mund të aplikojnë pa qenë e nevojshmë të paguhet një person për të kryer shërbimin.

Po aplikoni për Lotarinë Amerikane? Kini kujdes nga ata që kërkojnë para për t’ju ndihmuar. NUK KA pagesë për të aplikuar dhe dvprogram.state.gov është mënyra e vetme për të dorëzuar aplikimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Aplikimet për llotarinë do të përfundojnë në datën 8 nëntor 2022 në orën 12:00 të mesditës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit