Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka reaguar me një gjuhë të ashpër dhe ironike ndaj deklaratave të Taulant Ballës dhe Blendi Gonxhes, duke “shpartalluar” pretendimet e tyre se pas protestave 34-ditore në vend fshihet dora e Kremlinit.
Përmes një reagimi zyrtar, përfaqësia diplomatike ruse i ka nxjerrë zbuluar dy zyrtarët e lartë shqiptarë, duke i cilësuar akuzat e tyre si krejtësisht të pabaza dhe qesharake.
Sipas ambasadës ruse, pretendimet e Ballës dhe Gonxhes nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, pasi Moska zbaton me rreptësi parimin e mosndërhyrjes dhe respekton sovranitetin e punët e brendshme të shteteve të tjera. Diplomatët rusë nuk kanë kursyer as thumbat, duke vënë në dukje se kjo nuk është hera e parë që politikanët në Tiranë tentojnë t’i atribuojnë Rusisë një “ndikim dashakeq” për të mbuluar problemet e tyre të brendshme.
Në mbyllje të reagimit, ambasada u ka tërhequr veshin publikisht zyrtarëve në Tiranë, duke u bërë thirrje që të tregohen më të përgjegjshëm kur dalin përpara publikut me deklarata të tilla bombastike.
“Mos kërkoni armiq imagjinarë aty ku ata nuk ekzistojnë!”, ka qenë porosia e prerë dhe me nota mjaft diskredituese e përfaqësisë ruse drejtuar dyshes Balla-Gonxhe.