Ambasada shqiptare në Greqi: Pezullohet përkohësisht shërbimi, ja kur do të rifillojmë

Ambasada shqiptare në Greqi: Pezullohet përkohësisht shërbimi,…

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të shërbimeve në zyrat e aplikimit, shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.

Ambasada njofton se ditën e enjte nuk do të ofrohet ky shërbim dhe se për shkak të festave të ndërrimit të viteve, shërbimi do të fillojë të martën, 5 janar 2021.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Në bazë të njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, ju informojmë se:

Ζyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim.

Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.

Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.

Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, shërbimi do të rifillojë të martën, më 5 janar 2021.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju urojmë vit i mbarë 2021!

burimi: tpz
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit