Ambasadorët e BE, SHBA dhe Britanisë takim me përfaqësuesit e Këshillit Politik

Ambasadorët e BE, SHBA dhe Britanisë takim…

Vazhdojnë negociatat për reformën zgjedhore. Një ditë pas takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe zhvilluan sot një takim me anëtarët e Këshillit Politik në tentativë për të gjetur një zgjidhje.

Ambasadorët e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe mblidhen sërish në takim me përfaqësuesit e Këshillit Politik.

– Ambasadorët janë në kërkim të konsensusit për zgjedhoren, pika e nxehtë administrata zgjedhore

“Gjatë gjithë kohës është negociauar me telefon. Rreth orës 12:30, Ambasadorja Yuri Kim ka thirrur në redidencën e saj përfaqësuesit e Këshillit Politik dhe Ambasadorët e BE dhe Britanisë së Madhe, ku kanë diskutuar rreth 1 orë e gjysmë për këtë çështje.Takimi ka përfunduar. Ende nuk ka një konfirmim nëse palët kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre”.
Burime për Ora News brenda takimit bëjnë me dije se ende nuk ka një marrëveshje mes palëve dhe vijojnë negociatat për gjetjen e zgjidhjes.

Palët mbeten ende të ndara te çështja e përbërjes së administratës zgjedhore. Pas takimit me ambasadorët, Këshilli Politik është më optimist për gjetjen e zgjidhjeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit