Ambasadori britanik, thirrje shqiptarëve/ Mos e shkatërroni jetën tuaj me udhëtime ilegale

Ambasadori britanik, thirrje shqiptarëve/ Mos e shkatërroni…

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, ka bërë një apel për shqiptarët që duan të shkojnë në Anglin ë mënyrë ilegale.

King-Smith këshilloi shqiptarët në emisionin “Në Shënjestër” të mos i ndërmarrin këto udhëtime të rrezikshme.

Ai theksoi se kështu qytetarët do të shkatërrojnë jetën dhe do të bllokojnë rikthimin në mënyrë të ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Ambasadori britanik zbulon shifrën/ Sa shqiptarë jetojnë ilegalisht Angli

Ambasadori britanik, thirrje shqiptarëve/ Mos e shkatërroni jetën tuaj me udhëtime ilegale

26 TETOR 2022, 21:02, AKTUALITETCNAAmbasadori britanik, thirrje shqiptarëve/ Mos e shkatërroni jetënAmbasadori britanik, Alastair King-Smith

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, ka bërë një apel për shqiptarët që duan të shkojnë në Anglin ë mënyrë ilegale.

King-Smith këshilloi shqiptarët në emisionin “Në Shënjestër” të mos i ndërmarrin këto udhëtime të rrezikshme.

Ai theksoi se kështu qytetarët do të shkatërrojnë jetën dhe do të bllokojnë rikthimin në mënyrë të ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.about:blank

“Unë shoh që ka një sërë faktorësh padyshim, lidhjet familjare, mungesa e zhvillimit në disa nga fushat që do të thotë se ka pasur fokus të pamjaftueshëm në zhvillimin e aftësive dhe vendet e punës dhe për këtë arsye, në fakt njerëzit ndiejnë presionin për t’u larguar. Sistemi ynë duhet të forcohet sepse qartësisht për momentin njerëzit janë në gjendje ta shfrytëzojnë atë në një mënyrë të pamenduar. Ne duam të jemi një komb mikpritës për ata që kanë më shumë nevojë. Por për ata që shkojnë në punë, këtë duhet ta bëjmë me rrugë ligjore. Ne do të marrim një sërë masash për të bërë një ndryshim. Së pari, padyshim, ne duhet të forcojmë sistemin tonë, por edhe të marrim masa të zbatimit të ligjit kundër atyre që do të shkojnë në rrugë Ilegale.

Një apel për njerëzit që mendojnë të udhëtojnë, është të mos shkoni ilegalisht, mos bëni këto udhëtime të rrezikshme, mos e shkatërroni jetën tuaj. Do të ktheheni në Shqipëri dhe nuk do të mund të shkoni më në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo që duam të shohim është që njerëzit të mund të udhëtojnë legalisht dhe të përdorin rrugë legale për këtë, por edhe të kenë mundësi këtu. Dhe kjo është arsyeja pse këtë muaj, unë nisa programin tonë të ri, “Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit”, i cili do të ofrojë aftësi dhe vende pune në të gjithë atë qark. Dhe ne duam ta zgjerojmë atë dhe me të vërtetë ta bëjmë diçka në mënyrë që njerëzit të kenë zgjedhje për të qëndruar, ata mund të shkojnë në MB për të studiuar, të kthehen dhe të punojnë këtu, zgjedhje të ndryshme që njerëzit mund të bëjnë dhe unë mendoj se kjo është diçka që ne të gjithë duhet ta bëjmë të punojmë së bashku për t’u dhënë njerëzve shpresë sepse mendoj se një nga arsyet ka qenë mungesa e shpresës që njerëzit mund të kenë sukses këtu në Shqipëri dhe për këtë arsye ata ndjejnë se duhet të largohen”, theksoi ambasadori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit