Ambasadori fsheh kunatën e kërkuar nga SPAK për dosjen ‘Toyota Yaris’

Ambasadori fsheh kunatën e kërkuar nga SPAK…

Në kulmin e vapës së korrikut 2024, SPAK lëshoi katër urdhër-arreste që tronditën themelet e sistemit të drejtësisë. Mes të përfshirëve, një emër veçohej: Aurel Zarka, kreu i Prokurorisë së Vlorës, i cili u arrestua me gjithë telefonin e tij  një “smart” me aplikacionin famëkeq SKY ECC, mjeti komunikimi i preferuar i krimit të organizuar.

Prokurori Klodian Braho firmosi gjithashtu arrestet për hetuesen Eriona Daupaj dhe avokatin Radovan Çela. Ky i fundit u vetëdorëzua më 5 mars 2025, pasi kishte kaluar disa muaj në arrati bashkë me Daupajn, e cila vijon të jetë e zhdukur pa gjurmë.

Treshja akuzohet për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në pushimin e hetimeve për dosjen e shumëpërfolur “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro që dyshohet se vinin nga trafiku i drogës.

Por historia nuk mbaron këtu. Daupaj dhe Çela arritën të largohen në kohë drejt Austrisë, ku ndodhi një kthesë e papritur që mori dimension ndërkombëtar.

Në Vjenë, Ambasada e Shqipërisë drejtohet nga një figurë e njohur: Fate Velaj, emër i prezantuar në dokumente si Fatmir Velaj, një ish-piktor dhe mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, të cilit ky i fundit i besoi mandatin e deputetit dhe më pas edhe postin e ambasadorit. Ky i fundit ka fshehur në ambientet e ambasadës të shumëkërkuarën Eriona Daupajn.

Ambasadori Velaj është i martuar me Klara Daupin motrën e të arratisurës Eriona Daupaj.

Media investigative austriake FoB hodhi dritë mbi këtë ngjarje skandaloze duke e quajtur atë si një skandal diplomatik.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit