Ambasadori serb në Malin e Zi person ‘non grata’, autoritetet kërkojnë largimin e tij

Ambasadori serb në Malin e Zi person…

Mali i Zi së fundmi ka shpallur person “non grata” ambasadorin serb Vladimir Bozovic. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme, e cila njoftoi se në përputhje me nenet 9 dhe 41 të Konventës së Vjenës mbi privilegjet dhe imunitetet diplomatike, e  Bozovicin është shpallur person “non grata”. Po ashtu është konfirmuar se autoritetet kanë kërkuar që ai të largohet nga Mali i Zi. Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë për shkak sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme që ai ka bërë. Po ashtu thuhet se ai ka ka poshtëruar organin më të lartë legjislativ, Parlamentin e Malit të Zi.

“Pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e një sjelljeje të tillë. Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi e informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për këtë në mënyrën e zakonshme, me një shënim, dhe shënimi do t’i dorëzohet Ambasadorit Bozhoviq.Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi e informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për këtë në mënyrën e zakonshme, me një shënim, dhe shënimi do t’i dorëzohet Ambasadorit Bozhoviç”  thuhet ne reagimin e Ministrisë duke shtuar se ai ka nënçmuar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit