Ambasadori serb provokon me deklaratën, quan Dua Lipën “bashkëkombase”

Ambasadori serb provokon me deklaratën, quan Dua…

Ditët e fundit, në media është komentuar gjerësisht perplasja midis nënkryetares së PDK, Vlora Çitaku dhe ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriç.

Debati mes tyre erdhi pasi tenisti serb Novak Gjokoviq njoftoi se i është dhënë leja për të garuar në “Australian Open” duke bërë edhe një përjashtim mjekësor nga vaksinimi.

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerët”, ishte postimi i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, nga e cila nisi përplasja me Gjuriçin.

Mirëpo, së fundmi pjesë e debatit është bërë edhe këngëtarja, Dua Lipa. Këngëtaren kosovare Gjuriç, e ka quajtur “bashkëkombëse të tij”.

“Duke lënë komentet urrejtëse anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa (flamur i Serbisë) edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, ka shkruar Gjuriç në Tëitter.

Përdorues të rrjeteve sociale, për të kundërshtuar deklaratën e ambasadorit kanë shpërndarë fjalimet e Lipës që flet për vuajtjet e Kosovës e se sa krenare është që është shqiptare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit