Ambasadori Zingraf: Shqipërisë i duhet strategji për plehrat, ligji aktual nuk përputhet me BE

Ambasadori Zingraf: Shqipërisë i duhet strategji për…

Ambasadori gjerman Peter Zingraf, ka deklaruar se legjislacioni shqiptar për menaxhimin e mbetjeve nuk është në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Europian.

Këtë deklaratë ai e ka bërë teksa merrte pjesë në Forumin për Mbetjet, ku i pranishëm ishte kryeministri Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro.

“Legjislacioni prezent aktual nuk është në përputhje tërësisht me direktivën e BE. Këto janë modifikuar që në 2018 në linjë me praktikat e reja të ekonomisë qarkulluese, por ju e bëni për Shqipërinë këtë, mbetjet janë të kushtueshme”, tha Zingraf.

Më tej, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë u shpreh se tashmë që vendi nis rrugën drejt anëtarësimit në BE, i duhet një ligj strategji e qartë për trajtimin e mbetjeve.

“Me nisjen e bisedimeve për hyrjen në BE do të jetë e detyrueshme dhe për rrugën tuaj drejt Europës dhe një strategji kombëtare për menaxhimin e mbetjeve”, vijoi diplomati.

Sipas Peter Zingraf, riciklimi tërësor i mbetjeve nuk është i mbuluar pavarësisht shërbimeve që janë shtuar në bashkitë e vendit, ndaj duhet një synim dhe qëllim is qartë.

“Shumë shërbime që janë të ofruar për depozitimin e mbetjeve të ngurta, por nuk është i mbuluar tërësisht riciklimi. Targeti i riciklimit është i ulët dhe nuk është përcaktuar një synim, një qëllim, dhe kjo është ajo që ne duam të arrijmë dhe ne jemi në krahun tuaj.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit