Ambasadorja e Kosovës në Itali i jep fund beqarisë, kurorëzohet me diplomatin shqiptar

Ambasadorja e Kosovës në Itali i jep…

Prej datës 5 dhjetor 2019, Lendita Haxhitasim është akredituar Ambasadore e Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë. Ndërkohë kohët e fundit, ajo  i ka dhënë fund beqarisë, teksa është martuar me diplomatin shqiptar në Ambasadën e Shqipërisë në Itali, Fracesk Fusha.

Çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre në kryeqytetin italian, Romë. Haxhitasim ka rrezatuar me një fustan të bardhë të thjeshtë, teksa Fusha ka veshur një kostum të zi. Lajmi i ëmbël është bërë i ditur nga Ambasadorja Haxhitasim, e cila ka publikuar në Facebook dy foto nga martesa. Në fotot e publikuara ato shihen mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit