Ambasadorja Kim takon anëtarët e KPK-së: Mbështes pavarësinë dhe integritetin e KPK-së për hir të drejtësisë shqiptare

Ambasadorja Kim takon anëtarët e KPK-së: Mbështes…

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka njoftuar se ditën e sotme ka zhvilluar një takim me anëtarët e KPK-së.

Kim thekson se SHBA mbështet pavarësinë dhe integritetin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kam pasur një takim të sinqertë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në lidhje me presionin dhe sfidat me të cilat përballen.

Unë i falënderova për punën e tyre vitin e kaluar, e cili vazhdoi, pavarësisht situatës me Covid. SHBA mbështet fuqimisht – pavarësinë dhe integritetin e KPK për hir të drejtësisë shqiptare”-shkruan Ambasadorja Kim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit