Ambasadorja Yuri Kim godet Sali Berishën: Amerika do shkëpus marrëdhëniet me PD, nëse ai merr drejtimin

Ambasadorja Yuri Kim godet Sali Berishën: Amerika…

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka goditur Sali Berishën, duke thënë se nëse ai merr sërish drejtimin e PD, SHBA do i shkëpusë marrëdhëniet me atë parti.

Këtë deklaratë e ka bërë vetëm pak para para konferencës për shtyp që ka paralajmëruar ish-kryeministtri Sali Berisha.

Sot, Berisha ka afatin e fundit për të dorëzuar firmat për mbledhjen e Kuvendit kombëtar.

Kim dha një intervistë për TCH, ku ishte e drejtpërdrejt në lidhje me qasjen e SHBA ndaj Berishës.

Pyetje: Çfarë ndodh në marrëdhënien tuaj me PD nëse ish-kryeministri Sali Berisha merr drejtimin e saj?

Ambasadorja Yuri Kim: Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur.

Pyetje: A e mbështet SHBA kryetarin e PD, Lulzim Basha?

Ambasadorja Yuri Kim: Njohim personin e zgjedhur rregullisht si Kryetar i asaj Partie dhe unë do të vazhdoj të shkoj ta takoj Z. Basha në cilësinë e tij si Kryetar i Partisë. Siç e patë, ligjvënësit dhe vizitorët e tjerë nga Uashingtoni do të bëjnë të njëjtën gjë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit