“Ambientet e pallatit nuk janë vendgrumbullim mbetjesh”, banorët denoncojnë DIAMBE

“Ambientet e pallatit nuk janë vendgrumbullim mbetjesh”,…

Një banore e Pallatit Orion, pranë qendrës Globe, i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një situatë që, sipas saj, përsëritet çdo ditë në ambientet e përbashkëta të pallatit.

Ajo thotë se mbeturinat e supermarketit DIAMBE lihen në hapësirat e brendshme dhe të përbashkëta të godinës, duke krijuar ndotje, erë të keqe dhe kushte të papërshtatshme për banorët.

Banorja shprehet se situata është bërë shqetësuese për komunitetin, pasi hapësirat e përbashkëta po përdoren, sipas saj, për lënien e mbetjeve të biznesit.

Ajo kërkon që të merren masa për të shmangur përsëritjen e kësaj situate dhe që ambientet e përbashkëta të pallatit të mos shërbejnë si vendgrumbullim për mbetjet e bizneseve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje dhe respektim të rregullave të higjienës dhe administrimit të hapësirave të përbashkëta.

Denoncimi i qytetares:

Jetoj te Pallati Orion, pranë Globit. Kjo është gjendja e ambienteve të brendshme dhe të përbashkëta të pallatit, e cila përsëritet çdo ditë si pasojë e mbeturinave që supermarketi DIAMBE lë në këto ambiente.

Është e papranueshme që banorët të përballen çdo ditë me këtë situatë, me mbetje të lëna në hapësirat e përbashkëta, duke krijuar ndotje, erë të keqe dhe një ambient të papërshtatshëm për banorët. Ambientet e përbashkëta nuk mund të përdoren si vendgrumbullimi mbetjesh të biznesit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit