
Një ngjarje shqetësuese është raportuar nga qyteti i Elbasanit, ku një ambulancë me një të sëmurë brenda është parë duke lëvizur me derën e pasme të kapur me tel. Mjeti ishte në shërbim urgjence sipas qytetarit që ka dërguar dhe videon, ndërsa pamja është e denjë për skena të filmave dramatikë sesa një sistem modern shëndetësor ashtu siç është raportuar.
Incidenti tregon për gjendjen alarmante të mjeteve të urgjencës në vend dhe hedh dritë mbi mungesën e sigurisë dhe dinjitet të pacientëve që kanë nevojë për ndihmë urgjente. I bëhet thirrje Shërbimit Kombëtar të urgjencës dhe shefit të tij Skëndër Brataj, Ministrisë së Shëndetësisë të reagojnë menjëherë.
Shëndetësia shqiptare nuk mund të vazhdojë të funksionojë vetëm mbi bazën e improvizimeve me tela e mjete të amortizuara. Rasti në fjalë është abuzim me standardet minimale që duhet të përmbushë çdo ambulancë funksionale.
“Prsh nga Elbasani. Ambulanca me te semure brenda, dera e kapur me tel. Ishte per urgjence ambulanca”, shkruan qytetari.