Ambulanca përplaset me makinën në Gjirokastër, dëmtohet pacientja që po transportohej

Ambulanca përplaset me makinën në Gjirokastër, dëmtohet…

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër, ku një autoambulancë është përplasur me një makinë.

Nga përplasja ka mbetur e lënduar pacientja që ndodhej në autoambulancë, shtetasja V. K., e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:55, kur autoambulanca, e drejtuar nga shtetasi R. T., është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi A. Sh.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit