Ambulanca u përplas me Golfin | Vdes pacientja, infermieri në gjendje kritike për jetën

Ambulanca u përplas me Golfin | Vdes…

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme ku një ambulancë dhe një mjet tip Golf u përplasën furishëm mes tyre. Aksidenti u shënua pranë Rinasit. Për pasojë viktimë nga kjo ngjarje mbeti pacientja 42-vjeçare që ndodhej në ambulancë dhe në gjendje kritike për jetën infermieri.

NJOFTIMI

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit