Amerika dhe Britania bombardojnë objektivat e Houthi në Jemen

Amerika dhe Britania bombardojnë objektivat e Houthi…

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kryesuan një koalicion ushtarak ku kanë goditur objektivat e grupit paramilitar Houthi në Jemen darkën e ditës së enjte. Ky është një përshkallëzim befasues i konfliktit në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Palestinës që ka erdhur pasi militantët e lidhur me Iranin sulmuan anijet tregtare në Detin e Kuq në formë reagimi për mbështetjen e dhënë ndaj Izraelit.

Presidenti Joe Biden në një deklaratë tha se sulmet ishin drejtuar në zonat e përdorura nga Houthis për të organizuar sulmet e tyre. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se sulmet u kryen nga forcat Amerikane dhe Britanike, me mbështetje nga Australia, Bahreini, Kanadaja dhe Hollanda.

Më shumë se 60 vende në 16 vendodhje në Jemen u shënjestruan me 100 municione me saktësi preçize. Ndër objektivat ishin depot e mbrojtjes ajrore dhe municioneve.” – tha në një deklaratë gjenerali Alex Grynkewich, një komandant i lartë i Forcave Ajrore.

Nga ana tjetër grupi paramilitar Houthi ka dënuar sulmin e aleancës së kryesuar nga Amerika dhe Britania duke quajtur armikë Amerikën dhe Britaninë që duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e kryera dhe agresionin kriminal.

73 sulme goditën kryeqytetin, Sanaa dhe katër rajone të tjera. Armiku Amerikan dhe Britanik mban përgjegjësi të plotë për agresionin e tij kriminal kundër popullit jemenas dhe ai nuk do të mbetet pa u ndëshkuar apo pa përgjigje.” – ka deklaruar Yahya Saree, zëdhëndësi i ushtrisë Houthi në Jemen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit