Amerika do të rishpallë grupin Houthi si grupim terrorist

Amerika do të rishpallë grupin Houthi si…

Shtetet e Bashkuara do të rishpallin grupin paramilitar të Jemenit si grupim terroristë globalë. Sekretari Amerikan i Shtetit do të miratojë vendimin pas sulmeve të vazhdueshme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq nga grupi i mbështetur nga Irani. Vendimi do t’u kërkojë institucioneve financiare amerikane të ngrijnë çdo fond për grupin Houthi dhe anëtarëve të tyre do t’u ndalohet hyrja në SHBA.

Ky vendim do të kthejë mbrapsht vendimin e marrë nga Blinken në vitin 2021 për të hequr grupimin Houthi nga lista e grupeve terroriste. Në ditët e fundit si President Donald Trump dhe administrata e tij imponuan përkufizime të përcaktuara posaçërisht për grupet terroriste globale dhe organizatat e huaja terroriste dhe këtu përfshihen edhe grupimi Houthi. Ky veprim u ndërmor pavarësisht paralajmërimeve nga OKB.

Por në vitin 2021 menjëherë pas inaugurimit të Presidentit Joe Biden, ky vendim u anulua nga sekretari i sapovendosur Anthnony Blinken.

Përkufizimi për grupimin Houthi do të hyjë në fuqi pas 30 ditësh ku do të ndalohen edhe kompanitë amerikane të ofrojnë ndihma dhe mbështetje për grupimin Houthi.

Grupimi Houthi filluan të sulmojnë anijet tregtare në muajin nëntor duke thënë se po reagonin pas operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza. Që atëherë grupi ka nisur dhjetëra sulme ndaj çisternave komerciale që kalojnë në Detin e Kuq e cila është një nga korsitë më të ngarkuara të anijeve tregtare në botë.

Si kundërpërgjigje SHBA dhe Britania e Madhe nisën një valë sulmesh ajrore kundër dhjetëra objektivave të grupimit Houthi më 11 janar. Sulmet u mbështetën nga Australia, Bahreini, Holanda dhe Kanadaja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit