Amerika e Jugut/ Brazili ndalet nga Ekuadori, Peru nxjerr Venezuelën jashtë kompeticionit

Amerika e Jugut/ Brazili ndalet nga Ekuadori,…

Brazili është ndalur nga Ekuadori në një barazim 1-1, në një ndeshje ku trajneri Titte kishte bërë disa ndryshime në formacion. Gjithsesi brazilianët i kishin rastet të fitonin, por nuk ia dolën.

Gabigol iu afrua fillimisht golit për Brazilin. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 37-të, kur Everton krosoi nga një goditje dënimi dhe Militao me kokë nuk fali. Mbrojtës goditi saktë dhe Brazili e mbylli pjesën e parë në epërsi.

E dyta nisi me një gol të shpejtë të Ekuadorit, që pas një goditjeje kundi realizoi me anë te Mena. Brazili u hodh në sulm dhe mund të kishte shënuar golin e fitores me Vinicius Jr., por pa sukses. Barazim 1-1 dhe Brazili kaloi në çerekfinale, sikurse edhe Ekuadori.

Këta të fundit shfrytëzuan edhe humbjen e Venezueles me Perunë, me rezultatin 0-1. Venezuela kishte disa raste të mira shënimi në pjesën e parë, por nuk shënoi dot, kurse Peruja nuk fali në fillim të pjesës së dytë, kur Carrillo nuk fali pas një rrëmuje në zonë dhe i dha fitoren kombëtares së tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit