
Nivelet e ujit të lumit Parana, i dyti më i gjati në Amerikën e Jugut pas Amazonës, janë ulur ndjeshëm që prej vitit 1944.
Lumi luan një rol kyç për transportin dhe peshkimin, por gjithashtu u siguron 40 milionë njerëzve ujë të pijshëm. Një thatësirë në rajon do të thotë se nivelet e ujit janë ulur aq shumë saqë jetesa e peshkatarëve është në rrezik.
Ambjentalistët kanë frikë se thatësira është bërë më e rëndë nga shpyllëzimi dhe ndryshimet klimatike.
Prana është 4,880 km (3,032 milje) e gjatë dhe rrjedh në jug nga Brazili jug-lindor përmes Paraguajit dhe Argjentinës. Parana shkrihet me lumenjtë Paraguaj dhe Uruguaj për të formuar pellgun e Rio de la Plata.
“Prana është ligatian më e madhe, më biodiversitare dhe më e rëndësishme socio-produktive në Agjentinë”, tha gjeologu Carlos Ramonell për agjencinë e lajmeve AFP.
Brazili jugor, ku gjendet burimi i Paranas, gjatë 3 viteve të fundit ka pasur reshje nën mesataren.
Si rezultat, shkalla e rrjedhës në Paranës ka rënë nga një mesatare prej 17,000 metra kub në sekondë në vetëm 6,200.
Nivelet e ulëta të ujit po shkaktojnë probleme për prodhimin e energjisë në hidrocentralin që shtrihet mbi lumin Parana midis Argjentinës dhe Paraguait që funksionon në vetëm 50%.
Gjithashtu po pengon transportin e mallrave me anije që nuk janë në gjendje të ngarkohen plotësisht në rast se ata dalin në tokë.
Parana është një rrugë ujore kryesore për transportin e drithërave dhe situata po detyron eksportuesit të marrin në konsideratë përdorimin e rrugëve tokësore.
Parashikuesit thonë se thatësira mund të zgjasë deri në vitin 2022.