Amerika shkatërron sulmet e Houthi në Detin e Kuq

Amerika shkatërron sulmet e Houthi në Detin…

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka shkatërruar një raketë që ishte drejtuar për tek një nga anijet e saj nga grupimi paramilitar Houthi i mbështetur nga Irani, kanë thënë zyrtarët e ushtrisë amerikane. Ky është sulmi i parë ndaj forcave amerikane nga paramilitarët Houthi që kur Washingtoni filloi sulmet e fundit ajrore në Jemen.

Një avion luftarak amerikan rrëzoi raketën kundër anijeve ushtarake amerikane pasi ajo u qëllua nga një zonë e kontrolluar nga Houthi në Jemen drejt anijes USS Laboon në Detin e Kuq, ka deklaruar të dielën Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM).

Sulmi është i pari që regjistrohet nga SHBA që kur Washingtoni dhe aleatët e tij filluan të premten të lëshojnë sulme ajrore dhe raketash në Jemen në përgjigje të sulmeve të paramilitarëve Houthi ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Të paktën 26 anije janë sulmuar nga grupi paramilitar Houthi që kur ata grabitën anijen Galaxy Leader të izraelit në muajin nëntor.

Lëvizja përmes Detit të Kuq, e cila normalisht lehtëson lëvizjen e mallrave me vlerë nga 3 deri në 9 miliardë dollarë çdo ditë, shifrat tregojnë se lëvizja ka rënë me më shumë se 40 përqind që nga fillimi i sulmeve.

Të dielën zëdhënësi i paramilitarëve Houthi Mohammed Abdulsalam akuzoi SHBA për shkelje të sovranitetit kombëtar duke fluturuar aeroplanë pranë hapësirës ajrore dhe zonave bregdetare të Jemenit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit