Amerikanët caktojnë datën e re, zbulohet kur do takohen liderët e Kosovës dhe Serbisë

Amerikanët caktojnë datën e re, zbulohet kur…

Bisedimet Kosovë-Serbi duket se do vijojnë.

I dërguari i Presidentit amerikan për këto bisedime, Richard Grenell, u shpreh se liderët e dy vendeve do takohen në Shtëpinë e Bardhë në 2 shtator.

Grenell e dha njoftimin në rrjetet sociale, por nuk tregoi detaje të tjera.

Ky takim ishte planifikuar fillimisht në 27 qershor, por gjithçka dështoi pasi Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, njoftoi ngritjen e akuzave për presidentin Hashim Thaçi, si edhe kryetarin e PDK, Kadri Veselin, të dyshuar për krime lufte.

Zoti Grenell tha më pas se takimi do të bëhej në një datë të ardhme.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit