Amerikanët futen në ujërat territoriale të Rusisë, çfarë po ndodh?

Amerikanët futen në ujërat territoriale të Rusisë,…

Një incident ka ndodhur mes destrojerëve amerikan dhe rus në ujërat e detit të Japonisë gjatë mbrëmjes së sotme.

Raportohet se destrojeri USS John S. McCain hyri me dy milje në ujërat territoriale të Rusisë gjatë lundrimit në këtë zonë duke ngjallur reagimin e rusëve.

Menjëherë në drejtim të tij ka shkuar një destrojer rus duke e paralajmëruar që të largohet.

Duket se ky veprim i amerikanëve ka qenë i paqëllimshëm pasi menjëherë pas paralajmërimit USS John S. McCain është larguar nga kursi i mëparshëm.

Ngjarja u konfirmua edhe nga Pentagoni, i cili dha detaje në lidhje me çfarë ndodhi.

Burimi: TPZ

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit