Amerikanët kritika presidentit Biden: Tërhoqi vetëm marinsat, la qentë e ushtrisë në dorën e talebanëve

Amerikanët kritika presidentit Biden: Tërhoqi vetëm marinsat,…

Grupi për të drejtat e kafshëve “American Humane” kritikoi administratën e Joe Biden për braktisjen e qenve të ushtrisë në Kabul. “Tani ata do të torturohen dhe vriten. Këta qen merituan një fat shumë të ndryshëm nga ai për të cilin u dënuan” tha CEO i “American Humane” Robin Ganzert.

Ai siguroi se organizata është e gatshme jo vetëm për të ndihmuar në transportimin e qenve të stërvitur nga ushtria, që u lanë atje, por edhe për t’u garantuar atyre kujdes mjekësor.

“American Humane” ka punuar me ushtrinë amerikane për shumë vite për të ndihmuar në shpëtimin e qenve që kanë qenë të stërvitur nga ushtria.

“Është e neveritshme që të ulemi dhe të shikojmë që qentë që i shërbyen me trimëri vendit tonë u dënuan me vdekje ose më keq. Për të parandaluar që kjo tragjedi të ndodhë, duhet të shpëtohen” shtoi shefi ekzekutiv i “American Humane”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit