Amerikanëve u bëhet thirrje të mos puthin pulat pas shpërthimit të salmonelës

Amerikanëve u bëhet thirrje të mos puthin…

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u ka kërkuar njerëzve që të përmbahen dhe të mos puthin pulat e gjalla për shkak të një shpërthimi të salmonelës.

Qëndra për Kontrollin dhe zyrtarët e shëndetit publik po hetojnë shpërthimet e salmonelës pasi 163 njerëz u raportuan të sëmurë në 43 shtete.

Infeksionet janë të lidhura me kontaktin me pulat e oborrit të shtëpisë.

“Mos i puthni ose ledhatoni zogjtë, pasi kjo mund të përhapë mikrobet në gojën tuaj dhe t’ju sëmurë,” tha agjencia shëndetësore.

Ajo paralajmëroi se shpendët, si pula dhe rosa, mund të mbajnë mikrobe të salmonelës edhe nëse duken të shëndetshme dhe të pastra dhe këto mikrobe mund të përhapen lehtësisht në zonat ku ato jetojnë dhe enden.

Infeksioni mund të shkaktojë ethe, diarre, dhimbje stomaku dhe të vjella. Shumica e njerëzve shërohen pa trajtim, por raste më të rënda mund të shkaktojnë vdekjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit