
burrë nga Karolina e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka fituar xhekpotin prej 4 milionë dollarësh në lotari, pasi përdori numrat që i kishte marrë nga “ëmbëlsirat e fatit”.
Gabriel Fierro, 60-vjeçari nga Cornelius, fitoi ëmbëlsirat gjatë vizitave në një restorant të quajtur Red Boël në Charlotte.
Fierro u shpreh se vendosi të rrezikojë dhe të luajë numrat që i gjeti në letra brenda ëmbëlsirave, duke u pohuar zyrtarëve të lotarisë së Karolinës së Veriut se ka ndjerë një lloj inspirimi. Veterani i luftës i cili shërbeu në ushtri për 32 vite, ka blerë biletën fatsjellëse në internet për dy dollarë dhe shtoi opsionin Megaplier prej një dollari.
“Fillimisht fitoi një milion dollarë, por xhekpoti u katërfishuar ndërkohë kur ai fitoi 4x Megaplier”, thuhej midis të tjerash në kumtesë.