Amerikania me dy mitra lind nga një fëmijë me secilën prej tyre

Amerikania me dy mitra lind nga një…

Kelsey Hatcher një 32 vjeçare Amerikane nga shteti i Alabamës, tashmë nënë e 5 fëmijëve si rrallë ndonjëherë me një mitër të dyfishtë ka lindur dy vajza. Hatcher dhe bashkëshorti i saj Caleb pritën Roxi Layla të martën në orën 19:49 dhe motrën e saj Rebel Laken të mërkurën në orën 6:09 të mëngjesit në Siptalin Birmingham të Universitetit Albama. Të dyja bebet lindën shëndetshëm dhe pesha e tyre është 3.1 kilogramë.

“Mbrekullia jonë është se bebet lindën! Mjekët thanë se është shumë e rradhë statistikisht.” – ka thënë 32 vjeçarja Hatcher.

Në vitin 2019 në Bangaldesh një grua me një uterus didelfizi lindi dy binjakë në më pak se një muaj. Shtatëzania e 32 vjeçares është konsideruar nga mjekët si një nga më të rrallat ku probabiliteti i një gruaje të lindë me uterus të dyfishtë është një në 1 milionë që të ndodhë dhe kjo gjë prek vetëm 0.3 përqind të femrave në botë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit