Amerikë/ Njerëzit e vaksinuar mund të mblidhen pa maska

Amerikë/ Njerëzit e vaksinuar mund të mblidhen…

Amerikanët e vaksinuar tashmë mund të mblidhen plotësisht me njerëz të tjerë të vaksinuar në ambiente të mbyullura, pa mbajtur maskë ose distancim shoqëror, sipas udhëzimeve të shumëpritura nga zyrtarët federalë të shëndetësisë.

Rekomandimet gjithashtu thonë se njerëzit e vaksinuar mund të grumbullohen me njerëzit që konsiderohen me rrezik të ulët për sëmundje të rëndë, të tilla si në rastin e gjyshërve të vaksinuar që vizitojnë fëmijë dhe nipër të shëndetshëm.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan udhëzimin këtë të hënë. Sipas medieve të huaja, ky udhëzim është krijuar për të adresuar një kërkesë në rritje, pasi më shumë të rritur janë vaksinuar dhe pyesin nëse kjo u jep atyre liri më të madhe për të vizituar anëtarët e familjes, për të udhëtuar ose për të bërë gjëra të tjera.

“Ne e dimë që njerëzit duan të vaksinohen në mënyrë që ata të kthehen përsëri në gjendjen e mëparshme, të kënaqen me njerëzit që duan”, tha Drejtori i CDC Dr. Rochelle Walensky, në një deklaratë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit