Amnistia e liroi nga burgu, habit qytetari: Gruaja e kishte hak drurin, s'pendohem

Amnistia e liroi nga burgu, habit qytetari:…

Këtë të mërkurë një numër i konsiderueshëm të dënuarish përfituan nga amnistia penale duke lënë qelitë e burgjeve ku vuanin dënimin për krime të ndryshme që kishin bërë në të shkuarën.

Një prej personave që përfituan nga amnistia ishte edhe Berti, i cili vuante dënimin në burgun e Drenovës në Korçë. Ai ishte i dënuar për dhunë në familje pasi kishte rrahur ish-bashkëshorten e tij, dhe për këtë ngjarje kishte kryer një dënim prej afro dy vitesh.

Në një intervistë që dha për mediat pas daljes nga qelia, Berti thotë se gruaja e tij e kishte hak drurin që i kishte dhënë, por se tashmë nuk do ta përsëriste më të njëjtin veprim.

Nuk kisha shpresë se më thoshin nuk të kap amnistia. Pastaj më thanë që të kap dhe isha shumë i lumtur. Jetë e re tani, por shumë e vështirë. Nuk jam penduar se e kishte hak drurin gruaja. Atë që bëra e bëra, por nuk do e përsërisja më. Jeta në burg është shumë e vështirë. Unë nuk pata vështirësi se kam punuar në kuzhinë. Goca më thoshte “mos u mërzit na ke ne. Sot nuk erdhi se ishte vetëm”, tha Berti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit