Amnistia Fiskale/ FMN-qeverisë: Shqipëria nuk është ende gati!

Amnistia Fiskale/ FMN-qeverisë: Shqipëria nuk është ende…

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka renditur arsyet se përse Shqipëria nuk është ende gati për ligjim e Amnistisë Fiskale.

Përfaqësuesja e FMN Yan Sun, në një konferencë të përbashkët me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe guvernatorin e BSH Gent Sejko, tha se ligji do t’i shërbejë evazorëve që të shmangin detyrimet.

Më tej, Sun tha se amnistia mund të konsiderohet si dëmtim i moralit tatimor.

Sun shtoi se FMN i ka paraqitur shqetësimin e tyre lidhur me këtë ligj.

Ne kemi marrë ligjin që në korrik. Kemi paraqitur komentet e shqetësimet tona qeverisë, së pari amnistia mund të konsiderohet dëmtim për moralin tatimor. Si kartë për të dalë nga detyrimi i pagesës së gjithë detyrimeve e për të ndihmuar e favorizuar evazorët duke qenë se përfshin një falje të konsiderueshme të atyre që përveç këtyre, kanë dhe një heqje të penaliteteve që mund të japin imunitet efektiv nga ndjekja penale dhe nga kontrolli i përhershëm i ligjit këtyre personave dhe fondeve të tyre”, tha përfaqësuesja e FMN.

Më tej Sun shtoi se qeveria duhet të përmbushë disa kushte.

“Qeveria duhet të ndryshojë projekt ligjin në një program të vetëdeklarimit vullnetar kur të ketë mbushur disa parakushte si:Sistem majfteushëm modern të administratës tatimore, me kompetenca të fuqishme për marrrje informacioni e me një sistem mjaft të përshtatshëm për zbatimin.Duhet të ketë dhe kompetenca për publiun që ka aftësi të besueshme për zbulimin administrata tatimore.Nevojat për të pasur një sistem të tillë e për ti dhënë besim publikut të kuptohet që ata evazorë që nuk deklarohen do ndiqen e penalizohen për një gjë të tillë.Kuadri tjetër kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmitm një kuadërt që duhet të jetë i fortë në vend.”, shtoi Sun.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit