Amnistia fiskale/ Shehi: Ja pse ky ligj i shërben qeverisë

Amnistia fiskale/ Shehi: Ja pse ky ligj…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, ka komentuar mbrëmjen e sotme amnistinë fiskale që qeveria kërkon të aplikojë.

I ftuar në emisionin “Frontline”, Shehi thotë se amnistia fiskale është e lidhur me paratë e pista, dhe të vetmit që i shërben ky ligj është kryeministri Edi Rama.

Shehi thekson se qeveria ‘posedon’ informacione nga bota e krimit, se në vend janë futur miliona euro, dhe po ashtu pritet që të futen edhe shumë të tjera, dhe amnistia është forma më e lehtë për t’i marrë.

 “Nuk duhet hiç, për t’i shërbyer i shërben Ramës, grushtit të tij, disa biznesmenëve që se kanë problem të përdorin paratë e pista. Ai thotë se këtë e bën he bota.  Kjo është gënjeshtër e madhe për të justifikuar, këtu qeveria ka informacion, se ka lidhje me krimin, që miliona e miliona kanë hyrë dhe të tjera presin të hynë, i duhen këto para, po çfarë ndodh? Ndotet ambienti ekonomik dhe gjithë shoqëria. Një njeri me para të lira blen një dyqan me dyfish çmimi, e falimenton atë tjetrin, prishet tregu i punës, sic është prishur.

Kjo nuk duhet lejuar, por ai ka votat dhe e bën, do u  bëja thirrje ndërkombëtarëve që shumë e kanë llustru që ta kuptojnë se nga çfarë njerëzish qeveriset ky vend. Kjo është shumë e rrezikshme për vendin. Paratë e pista e bëjnë Shqipërinë copa-copa. Po hyn në konflikt me FMN Rama dhe do t’i duhen para, sepse këto janë më të kollajta”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit