Amnistia penale, të burgosurit e Durrësit: Mos na mbani peng për pazare politike

Amnistia penale, të burgosurit e Durrësit: Mos…

Amnistia penale e diskutuar së fundmi se do të kalojë në Kuvend dhe do tu japë lirinë disa prej të burgosurve nga institucionet e vuajtjes së dënimit, duket se ka ngritur këta të fundit duke parë dhe diskutimet e bëra të cilat deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. 46 të burgosur në Durrës kanë nënshkruar një kërkesë drejtuar qeverisë, duke kërkuar që amnistia të mos mbahet peng për pazare politike, por të gjendet gjuha e përbashkët për miratimin e saj pasi duan që të kthehen te familjet e tyre dhe të përkujdesen.

Ne të burgosurit e burgut të Durrësit që përfitojmë ose jo nga ligji për Amnistinë Penale kërkojmë që siç është premtuar nga qeveria të kemi mundësinë të amnistohemi sa më shpejt. Për pazare politike ne nuk mund të mbahemi peng. Në çdo kohë ka pasur amnisti ndaj kërkojmë që të gjendet gjuha mes politikës që ne të jemi jashtë në shërbim të familjeve tona.

Të burgosurit kanë një status, nuk ka të majtë dhe të djathtë, jemi një. Lutemi që inatet politike mos të jenë ngërç për ne. Duam ti shërbejmë familjeve tona. Kërkojmë të merret në konsideratë kërkesa jonë politike”, thuhet në kërkesën e dërguar qeverisë.

Amnistia penale që të miratohet kërkon 84 vota në Kuvend, por qeveria e Edi Ramës nuk i ka votat e mjaftueshme për të miratuar këtë ligj sikur miraton të tjerët vetëm me votat e saj. Për këtë arsye duket gjetur konsensusi dhe udhën e bashkëpunimit, që dhe opozita e përfaqësuar nga Lulzim Basha të japë votat për amnistinë.

Por Basha ka deklaruar votën e vet dhe të grupit që përfaqëson kundër amnistisë penale, kjo pasi sipas tij nëpërmjet këtij akti po punohet për të liruar nga burgu të arrestuarit dhe dënuarit me vendim të SPAK dhe GjKKO. Mes tyre janë shumë ish-zyrtarë të qeverisë që kanë shfrytëzuar pushtetin për korrupsion, shpërdorim detyre dhe përfitime personale.

Nga ana tjetër thirrja e maxhorancës ndaj opozitës për bashkëpunim në këtë pikë ka qenë e vazhdueshme, duke deklaruar se nga amnistia nuk përfiton asnjë person i dënuar nga GjKKO. Por pavarësisht kësaj, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se nga ky amendament përfitojnë vetëm 3 ish-punonjës të policisë së Kukësit të dënuar për shpërdorim detyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit