AMT nis mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrit, firmoset peticioni në Burrel

AMT nis mbledhjen e firmave për rindërtimin…

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur pasditen e sotme në qytetin e Burrelit ku po mbledh firma në kuadër të peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

Qytetarë të shumtë po nënshkruajnë peticionin në qendër të qytetit, ndërkohë që është lajmëruar se ky aksion do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit. Më parë AMT ka nënshkruar firma në qytetin e Kukësit, Shkodrës dhe atë të Durrësit ku artistë dhe aktivistë të rretheve janë solidarizuar me kauzën e tyre.

Regjisori Robert Budina thkesoi se duhet të bëhen të gjithë bashkë dhe vetëm bashkë Teatrin do të rikthejnë aty ku ishte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit