AMT padit zyrtarët që firmosën për shembjen e Teatrit Kombëtar

AMT padit zyrtarët që firmosën për shembjen…

Aleanca Për Mbrotjen e Teatrit ka paditur sot anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës që votuan për shembjen e Teatrit Kombëtar, drejtorët e BT-së që miratuan akt ekspertizën për shembjen e Teatrit dhe drejtorin e IKMT-së Mariglen Qato.

AMT i akuzon ato për shpërdorim detyre, shkatërrim të veprave kulturore dhe shkatërrim të pronës.

Aktivisti Ervin Goci sqaroi për median:

“Secili që ka hedhur firmën duhet të mbajë përgjegjësi personale dhe jo të fshihen pas kostumit të shefave apo pas interpretimeve ligjore të vakëta.

Ne jemi të qartë se këtu ka pasur shkelje IMT ka bërë shkelje, që këshilli Bashkiak dhe teknik kanë bërë shkelje pasi kanë dhënë lejë ndërtimi atje ku nuk i takon pasi Teatri i përket KKT dhe ska lidhje bashkia, janë bërë një gamë e gjerë shkeljesh dhe ne po i denoncojmë herë pas here.”

Kjo është padia e 5-të që AMT bën në prokurori për çështjen e Teatrit Kombëtar. Më parë ata kanë paditur kryebashkiakun Veliaj, nënkryetarin Mazniku, inxhinierët që kanë hartuar akt-ekpertizën dhe ministrin e Brendshëm Lleshaj dhe drejtorin e policisë Ardi Veliu.

AMT paralajmëroi se padia e radhës do të jetë për shkatërrimin e rekuizitës së Teatrit Kombëtar, e cila u shkatërrua bashkë me godinat teatrore në agimin e 17 majit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit