Analfabetë| 76% e nxënësve nuk dinë të lexojnë

Analfabetë| 76% e nxënësve nuk dinë të…

Përfaqësuesi i Organizatës për Cilësi në Arsim, Dibran Hoxha, ka kritikuar ashpër  SBASHK-un,  e cila më herët pati deklaruar se metodologjia e PISA-s për test nuk është aspak në pajtueshmëri me procesin e mësimdhënies.

Sipas Hoxhës, 76 për qind e nxënësve janë analfabetë,  nuk dinë të lexojnë, të tretët nga fundi në PISA për vitin 2018. Në këtë test kanë marrë pjesë 79 vende.

Postimi i plotë i tij:

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit në Kosovë:

76% e nxënësve nuk dinë të lexojnë, të tretët nga fundi në PISA 2018 (79 vende pjesëmarrëse).

SBASHK-u thotë se PISA na ka bo me hile, se metodologjia e PISA-s nuk është kompatibile me metodat tona të mësimdhënies, në ndërkohë e vetmja gjë kompatibile për ta, është rritja e pagave.

Stafi akademik i universiteteve publike, nga 44% Prishtina deri te 65 % Prizreni e Gjilani, NUK i justifikojnë titujt akademik.

Shumica e universiteteve publike shpenzojnë mbi 50% të buxhetit për paga dhe mëditje të stafit akademik, me 75% Mitrovica dhe 53% Ferizaj.

Profesorët plagjiatorë vazhdojnë me “iluminu” rinën me shkencë.

Mbi 20.000 diploma të pavlefshme për shkak të dallavereve të kolegjeve private.

Sipas Agjencisë së Statistikave, numri i studentëve në vend është 95.335, sa prej tyre do gjejnë punë?! Sa prej tyre angazhohen për me ndryshu këtë gjendje?!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit