Analistët: Jo lojëra, të tregohet kush po kërkon të ''vrasë'' Reformën në Drejtësi!

Analistët: Jo lojëra, të tregohet kush po…

Shumë syresh janë të bindur se ndërhyrja politike bëhet për ta çuar ujin në mullirin që duan. Kësisoj, edhe me Reformën në Drejtësi.

Analistët thonë se drejtësia e re nuk është ajo që prisnin shqiptarët, e për më tepër, siç e pranon edhe vetë SHBA, nuk është as perfekte.

Analisti Ilir Kalemaj thotë: “Njerëzit janë zhgënjyer për shkak të vonesave të reformës”.

Ndërsa Blendi Fevziu thekson: “Reforma në Drejtësi ka qenë e domosdoshme, por çdo tentativë për ta devijuar në favor të njërit apo tjetrit është kosto shtesë që do ta dëmtojë atë”.

Sipas Roland Qafokut, “nuk po bëhet Reformë në Drejtësi, por reformë në politikë”.

Ndërkombëtarët duhet të ishin rojtarët e implementimit të paanshëm të Reformës në Drejtësi. Por, në kohën kur flitet për atentate ndaj kësaj reforme, situata duket sikur i ka përfshirë edhe ata në këtë vorbull.

“Ndërkombëtarët duhet të kishin treguar se kush po e prish dhe pse po e prish reformën sepse fjalët e përgjithshme nuk e ndihmojnë reformën, por ngrenë më shumë tym”, shprehet Fevziu.

Mesazhet e publikuara në emisionin “Opinion” nga ana e Presidentit Ilir Meta implikojnë diplomatë të huaj dhe politikanë shqiptarë. Por, çfarë fshihet vërtet pas tyre?

“Duken si lojëra të shërbimit sekret të Luftës së Ftohtë”, thotë Qafoku.

“Gjuha e mesazheve ishte e papranueshme për një përfaqësues diplomatik”, deklaroi Fevziu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit