Analisti amerikan paralajmëron: Rusia po planifikon një luftë ballkanike përmes Serbisë

Analisti amerikan paralajmëron: Rusia po planifikon një…

Analisti Janusz Bugajski ka bërë një analizë ku paralajmëron se Rusia po planifikon një luftë ballkanike përmes Serbisë.

Ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin shprehet se të gjithë serbët kanë të drejtë të jenë të bashkuar në një shtet.  Kosova mund të jetë pjesë e një ofensive më të gjerë të Beogradit me udhëzimet ruse për të zgjeruar pozicionin rajonal të Beogradit.

Bugajski, njohës i zhvillimeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë në këtë analizë mbi Ballkanin dhe mundësinë e një lufte, se ashtu si rusët edhe serbët portretizohen si viktima të shumëvuajtura, të cilat fuqitë armiqësore po komplotojnë për t’i eliminuar.

“Beogradi pretendon të drejtën për të mbrojtur serbët në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci”. Bugajski thekson se derisa Shtëpia e Bardhë është e preokupuar me fuqinë ushtarake në rritje të Kinës dhe kërcënimet e saj kundër aleatëve të SHBA-së në Lindjen e Largët, Kremlini mund të përmbysë rajone të tjera. “Përfitimi nga shpërqendrimet e Shtëpisë së Bardhë mund të ndihmojë në ndezjen e konflikteve të reja dhe Ballkani Perëndimor mbetet një objektiv kryesor i mundësive. Mosmarrëveshja e fundit në kufirin Kosovë-Serbi për njohjen e targave duket si një provë për konfrontime më serioze”, thotë ai.

Ai shprehet se, zyrtarët rusë po inkurajojnë qeverinë e presidentit Aleksandar Vuçiç që ta transformojë Serbinë në fuqinë dominuese në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë të rrisë ndikimin e Rusisë me Ëashingtonin dhe Brukselin. 

Sipas tij, terreni propagandistik po përgatitet për konflikt. “Beogradi dhe Moska akuzojnë qeverinë e Kosovës se po kërcënon të drejtat dhe ekzistencën e pakicës serbe. Një tregim i ngjashëm mund të përdoret kundër qeverisë boshnjake për të justifikuar luftën.

 “Duke mbështetur çdo inkursion serb dhe duke kërcënuar se do të ofrojë ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake nëse NATO angazhohet, Moska do të testonte vendosmërinë e Biden për të rrezikuar një luftë NATO-Rusi. Putini mund të llogarisë se Uashingtoni do të preferonte negociatat edhe nëse kjo nënkupton dorëzimin e komunave veriore të Kosovës nën kontrollin e Beogradit, veçanërisht pasi Kosova nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk mund të mbështetet në angazhimet e saj të mbrojtjes kolektive”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit