Analisti Gurra: Lul Basha la opozitën me zero përfaqësim në pushtetin vendor!

Analisti Gurra: Lul Basha la opozitën me…

Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të enjte se zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, të vitit 2019 janë të ligjshme, duke hedhur poshtë kështu pretendimin e opozitës se ato ishin jolegjitime. Pas këtij vendimi ka ardhur reagimi i analistit Hysni Gurra.

Përmes një postimi në Facebook, analisti shprehet se sipas Gjykatës zgjedhjet janë legjitime, por përgjegjësi që e la opozitën me zero përfaqësim në pushtetin vendor është Lulzim Basha.

Hysni Gurra:

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin të ligjshme, foli Gjykata Kushtetuese!

Mirëpo përgjegjësi që e la opozitën me zero përfaqësim në pushtetin vendor ka një emër, Lul Basha.

Dhe le ta mbështesë jo Amerika atë, po Kina, Rusia dhe Amerika bashkë, atë që ka bërë ai nuk e ka bërë kush në planet.

Vula, vula, ja pra si e ka përdor vulën ai, e ka përdor për të hyrë në Guinness.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit