Analisti i njohur tregon prapaskenat: Basha donte të bëhej burrë, e ndihmoi Amerika

Analisti i njohur tregon prapaskenat: Basha donte…

Analisti i njohur Arjan Curri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” foli për përplasjen e Lulzim Bashës me Sali Berishën. Ai tha se Basha donte të bëhej burrë duke shkarkuar Berishë n nga grupi parlamentar dhe për këtë e ndihmoi Amerika.

Curri deklaroi se sot “ka filluar lufta” dhe se të dy janë “të plagosur për vdekje”.

Fjala e Currit

 Në orën 18:00 filloi lufta. Nuk e kuptuan shumica, që ne e kishim për luftën e brendshme. Ne flasim edhe nëpërmjet rreshtave.

Tani filloi lufta e të gjithëve kundër të gjithëvë. Nuk janë vetëm këta të dy.

Aristoteli para 2600 vitesh tha që rendi natyror është lufta e të gjithëve kundër të gjithëve. Kjo është gjendja natyrore e njeriut në shpella.

Sot, situatën në PD e shoh në gjendje natyrore. Basha filloi luftën të shpëtojë kokën e vetë. Berisha, filloi luftën sapo i ishte ngrënë koka e vetë. Ka ardhur PD në gjendjen natyrore, atje ka një mallkim, të gjithë flasin sapo ikin.

Përveç njërit, që foli pa u dekapituar totalisht, Saliu. Saliun nuk e vranë përfundimisht.

Frojdi thoshte që mashkulli bëhet burrë ditën që i vdes babai. Basha e ka këtë shans. Jung tha nuk ka nevojë ta vrasim biologjikisht, por mjafton shpirtërisht. Lulzimit i erdhi në dorë të bëhej burrë, këtë dhuratë ja dha Amerika. I tha Amerika, ose ti, ose ai, se ky kotec me dy gjela nuk shkon.

Sipas informacioneve tona, Basha kërkoi garanci sepse babai nuk vritej kollaj. Siç e tregoi realiteti nuk e vrau dot. Kemi një bir që do të vrasë babain, që doli e pasuksesshmë, sepse Berisha është në parlament sot.

E dyta, Berisha në rikthimin e kësaj goditje, babai rikthehet që ta mbysi, ta gllabërojë. Kjo është linja trashëgimtare, në politikë dhe familje.

I thashë Berishës, donte të të vriste, por nuk të vrau dot, por as ti nuk po e gllabëron dot.

Të dy të plagosur për vdekje, e kanë futur PD-në në një agoni, që do të zgjasë derisa të vdesë njëri.

Berisha ka bazën e vet, Basha ka armët e tij, institucionet brenda partisë. Ka kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit