Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar në afërsi të banesës së tij nga dy persona. Nga fotot e publikuara, në fytyrën e tij duken dëmtime të dukshme si pasojë e sulmit fizik.
Sipas deklarimeve të bëra në polici, Demaliaj ka pretenduar se është dhunuar menjëherë pasi ka dalë nga banesa, duke e lidhur ngjarjen me një konflikt të mëparshëm me një banor të zonës, i cili sipas tij e kishte akuzuar për denoncime ndaj policisë lidhur me parkimet e gabuara në rrugë.
Policia ka identifikuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes dhe e ka shpallur atë në kërkim. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit.