Analisti Myftaraj: Thoma Gëllçi u arrestua për llogari të familjes Rama!

Analisti Myftaraj: Thoma Gëllçi u arrestua për…

SPAK njoftoi mbrëmjen e të premtes arrestimin e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, RTSH Thoma Gëllçi, teksa akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi. Gëllçi ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Pas këtij skandali, ka reaguar analisti dhe gazetari Kastriot Myftaraj. Përmes një postimi në Facebook, Myftaraj shprehet se Gëllçin e arrestuan për llogari të familjes Rama, të cilën e ka mashtruar financiarisht kur shërbente si Proxy i saj në Amerikë.

Kastriot Myftaraj:

Thoma Gëllçin e arrestuan për llogari të familjes Rama, të cilën e ka mashtruar financiarisht kur shërbente si proxy i saj në Amerikë. Arrestimi nga SPAK i Drejtorit të Radio-Televizionit Publik Thoma Gëllçi shkaktoi një habi të madhe, pasi që SPAK të arrinte deri te Gëllçi ishte dashur më parë që t’ u kishte vënë prangat drejtorëve të tjerë që kanë keqpërdorur shumëfishin e parave publike që ka pasur në dorë Gëllçi. Kuptohet që arrestimi i Gëllçit është bërë për një arsye të ndryshme nga ajo që thuhet zyrtarisht. Gëllçi ishte miku i familjes kryeministrore Rama. Shtëpia e Gëllçit në SHBA ku jetoi për shumë vite, u bë bazë për strehimin e njerëzve të familjes Rama kur shkonin në Amerikë. Gëllçi shërbeu edhe si proxy name (“presta nome” (emër i huazuar) thuhet në italishten e mafies) për disa punë të errëta financiare të familjes Rama. Por Çomja siç e quajnë Thomain kishte punuar edhe për vete duke kaluar para në llogaritë e tij offshoret. Jo më kot Çomja kishte qenë zëdhënësi i Ilir Metës, kur ky kishte qenë kryeministër. Kishte bërë “akademinë” para se të hynte në shërbim të Ramës. -Mirë ma bëjnë, -tha Edi Rama kur e mësoi tradhtinë e Çomes,- kur nuk vura mend unë dhe iu besoj njerëzve të Metës.Por Rama e ka dorën e gjatë, edhe me ndihmën e Sorosit, dhe kështu dora e Ramës arriti deri në skutën e offshoreve ku ishin fshehur “Çome Papers”. Tani duhet që Çomja të japë të dhënat e llogarive bankare offshore ku ka futur paratë e Ramës që të mund të kalojnë në llogari të tjera. Këtë detyrë e ka marrë përsipër ta kryejë drejtuesi i SPAK Arben Kraja, duke përdorur të gjitha aftësitë e tij si ish-hetues i diktaturës komuniste. Në 27 dhjetor Çomja ka ditëlindjen, mbush 60 vjeç. Çomen do ta venë para dilemës hamletiane “Të jesh ose të mos jesh”, të përshtatur me rrethanat, pra: Të jesh në qeli në ditën e 60 vjetorit të lindjes apo të jesh në shtëpi.Arben Kraja do ta trajtojë Çomen me një hetim special sipas shkollës së Nevzat Haznedarit, dhe Çomja do s’ do do të “këndojë” si bilbilat e Shtikës, fshatit të tij në Kolonjë.Pas kësaj Çomen do ta nxjerrin nga qelia dhe do ta lenë të lirë me detyrim të për paraqitje se nuk iu duhet më.Duhet ta përjetonte edhe këtë mënxyrë Çomja në 60 vjetorin e tij!/Kastriot Myftaraj

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit