Analiza 3D tregon se si trupat izraelite qëlluan në grup civilësh

Analiza 3D tregon se si trupat izraelite…

Forcat izraelite të sigurisë në një automjet të blinduar qëlluan në mënyrë të përsëritur mbi një grup civilësh që strehoheshin midis një xhamie dhe një klinike. Ngjarja ndodhi në 22 shkurt në qytetin e pushtuar të Nablusit, në Bregun Perëndimor. Si pasojë u vranë dy persona, duke përfshirë një adoleshent dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

The Washington Post ka ndërtuar skemën 3D në bazë të rrëfimeve të dëshmitarëve dhe tregohet se forcat izraelite qëlluan të paktën 14 herë nga brenda automjetit të tyre të blinduar ndërsa ai lëvizte në një rrugë dhe më pas u ndal pranë një muri pas të cilit civilët u grumbulluan. Izraelitët vazhduan të qëllonin tregon analiza.

Ishte një e mërkurë e zezë. Për Nablusin dhe për historinë time personale, familjen time”tha Farid Shaaban, babai i 16-vjeçarit Mohammad Shaaban, i cili u vra teksa e priste në shtëpi pas shkollës.

Forcat izraelite vranë të paktën 11 persona gjatë dhe pas bastisjes, duke përfshirë disa luftëtarë palestinezë dhe plagosën 102, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë dhe postimeve në mediat sociale nga grupet e armatosura palestineze.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit