Analizë nga Klodian Tomorri: Që protesta e fermerëve të mos merret peng sërish

Analizë nga Klodian Tomorri: Që protesta e…

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me protestën e fermerëve ku ka analizuar se si duhet të veprohet që kjo protestë të mos merre sërish peng.

Nga Klodian Tomorri

Qe protesta e fermereve te mos merret peng serish

Protesta e fermereve eshte e drejte. Por kur lexoj kerkesat qe ata i kane drejtuar qeverise nuk arrij te kuptoj se pse nuk kerkojne asnjehere hapjen e tregjeve?

Sot fermeret e Lushnjes dhe Beratit e shesin domaten me 30-40 leke ne fushat apo serat e tyre. Sot cmimi i domates ne tezgat e Tiranes eshte 150 leke. Lushnja dhe Berati jane me pak se 100 kilometra larg nga Tirana. Por cmimi nga fermeri i Lushnjes dhe ai i Beratit deri tek konsumatori i Tiranes kercen me 5 fish.

Kur ne cmimin final te nje produkti, prodhuesi merr vetem 20 per qind ose nje te treten ne maksimum, atehere ai treg eshte anormal dhe teresisht disfunksional. Dhe nje nga arsyet kryesore se pse tregu eshte anormal eshte monopoli.

Shikoni pak bilancet e tregut monopol te produkteve bujqesore te Tiranes. Raporti fitim/te ardhura eshte 70 per qind. Pra biznes me norme fitimi 70 per qind mbi te ardhurat. Jane 3 milione euro cdo vit, qe u merren fermereve nga nje ane dhe konsumatoreve nga ana tjeter.

Por pse fermeret nuk kerkojne hapjen e tregjeve? Ndoshta fermeret nuk i dine pislleqet qe bejne ustallaret ne Tirane. Sepse edhe atehere kur protestojne fermeret, protesten e tyre e marrin peng here politikanet, here matrapazet. Ndaj deri me tani, protestat i kane bere fermeret, por subvencionet dhe perfitimet i kane marre tregtaret.

Pse fermeret nuk i kerkojne qeverise apo bashkise qe te vere ne dispozicion te tyre tregje dhe transport falas me qellim qe te shesin produktet e tyre? Nuk eshte shpikje shqiptare. Eshte nga modelet me te mira europiane.

Se dyti, kerkese per subvencion 10 leke per cdo kilogram produkti duhet pare me kujdes. A eshte e drejte qe te subvencionet me 10 leke si nje kg qumesht ashtu dhe nje kg kungull? Ndaj kjo kerkese duhet riformuluar. Po u miratua nje kerkese keshtu, e gjithe Shqiperia do te mbillet me kunguj.

Kerkesat per laboratoret e analizave jane te drejta. Madje duhet te kerkojne edhe me shume se thjesht ndertimi i laboratoreve bujqesore. Duhet te kerkojne edhe qe shteti te marre persiper kompesimin e plote nese farat dhe fidanet qe lejohet te hyjne ne treg rezultojne me probleme, sic ndodhi me domaten sivjet.

Ndaj qe protesta e fermereve te mos merret serish peng, ata duhet te largojne sharlatanet nga aty. Te mos pranojne as perpunues, as grumbullues, as tregetare dhe as politikane. Sepse interesat e tyre jane te kunderta me ato te fermerit. Ndryshe do te ndodhe prape ajo qe ka ndodhur gjithmone. Ne emer te fermereve do te subvencionojme matrapazet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit