Analizohen të dhënat, merr fund dilema për përfshirjen e Luana Vjollcës në videon erotike

Analizohen të dhënat, merr fund dilema për…

Prej disa ditësh, media të ndryshme kanë raportuar pamje filmike të një vajze të njohur të televizionit dhe rrjeteve sociale, duke u ekspozuar para kamerës dhe duke prekur trupin, për të realizuar një video që më pas i është nisur një personazhi të botës së krimit, i cili rezulton aktualisht në kërkim.

Vajza në videon erotike

Në sajë të ngjashmërisë, u përfol gjerësisht se vajza në fjalë ngjasonte me moderatoren e njohur Luana Vjollca. Kjo e fundit e mohoi kategorikisht përfshirjen në këtë çështje, duke treguar që në ndryshim nga vajza e videos, ajo nuk ka tatuazh në kraharor.

Mirëpo, së fundmi, këtyre aludimeve, i ka dhënë fund eksperti i IT-së, Blerim Gjeladini. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, eksperti shkruan se kjo video nuk është reale dhe se është e montuar nga inteligjenca artificiale.

“Çdo gërmë tregon se videoja pretenduar të Znj. Luana Vjollca është Deepfake!
Bazuar në analizën e videos, jemi zhvendosur nga detajet shqetësuese. Risolucioni i videos është më i vogël se standardet e reja të videos së lartë-shpjeguar HD. Bit-rate është i ulët për një video me këtë rezolucion, të cilat mund të tregojnë kompresion të thellë ose humbje cilësie.
Me parameteret e këtyre treguesve dhe cilësinë e ulët të videos, ka arsye për të besuar se kjo video mund të jetë Deepfake”, – shkruan midis të tjerash eksperti Gjeladini.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit