Andi dhe Melisa tregojnë arsyen pse munguan në festën e ‘Përputhen’

Andi dhe Melisa tregojnë arsyen pse munguan…

Një nga çiftet më të komentuara të “Përputhen” janë padyshim dyshja Andi-Melisa.

Melisa ishte ajo që doli vetëm jashtë programit, ndryshe nga Andi i cili doli i “përputhur” me Tea Trifonin ku ditë më pas dolën lajme se ata nuk ishin çift i vërtetë.

Së fundmi, Andi së bashku me Melisën kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre dhe madje kanë nisur bashkëjetesën.

Famijarët dhe fansat e tyre e kanë pritur mirë këtë lajm dhe i kanë mbështetur ato, por ka pasur edhe njerëz të tjerë të cilët i kanë kritikuar.

Pas përfundimit të programit duket se dyshja nuk ruan asnjë raport me konkurrentët ose autoren e programit.

Madje disa ditë më parë ata munguan në festën e organizuar nga stafi i “Përputhen”.

“Jo autorja, por dikush i brendshëm, në krye të emisionit, na ka ftuar, por ne kemi refuzuar. Unë të paktën nuk lëpij aty ku kam pështyrë”,- u shpreh Melisa, ndërsa Andi e mbështeti, duke thënë se as ai nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si gjërat rrodhën, pasi doli i përputhur me Tean me të cilën nuk kishte pasur kurrë gjë.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit