Andrea Bocelli: E kam kaluar koronavirusin

Andrea Bocelli: E kam kaluar koronavirusin

Tenori i njohur Andrea Bocelli ka deklaruar ditën e sotme para gazetarëve se ai ka qënë i infektuar me Covid-19.

Ai deklaroi se në 10 mars kishte bërë tamponin ku me pas kishte rezultuar pozitiv por Bocelli shpjegoi se nuk kishte pasur ndojnë problem të veçantë: vetëm pak ethe por në praktikë ishte një asimptomatik.

Më tej ai shtoi se e infektuar kishte qenë dhe gruaja e tij. Ndërsa sot ai ishte në spitalin Cisanello në Pisa për të dhuruar plazmën për qëllime studimi.

Kujtojmë që Bocelli dha koncertin e tij më të bukur të kësaj kohe në sheshin e  boshatisur të ‘Duomos’  në Milano.

Ky koncert u transmetua live në të gjithë botën dhe ishte një përpjekje për të dërguar ‘dashuri, shërim dhe shpresë’ në Itali në mes të krizës COVID-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit