Andrea Pirlo: Ja çfarë i duhet Juventusit për të fituar Championsin

Andrea Pirlo: Ja çfarë i duhet Juventusit…

Andrea Pirlo i ka të qarta idetë dhe objektivat sezonal te Juventusi  edhe pse sapo ka marrë drejtimin e ekipit më të titulluar në Itali, fitueses se 36 kampionateve, Juventusit.

“Rruga do të jetë e gjatë, do të duhet kohë sepse për momentin nuk mund të punojmë me shumë lojtarë. Ne do të japim gjithçka në fushë, kemi dëshirë të madhe të tregojmë se Juventusi dëshiron të fitojë titullin e 10-të radhazi dhe ndoshta do t’i shkojë deri në fund Championsit. Ne jemi këtu dhe duam të bëjmë më të mirën”, tha fillimisht ai.Juventus hand Pirlo his first manager's role - CGTN

Deklarata të drejtpërdrejta, të bëra me vetëdije dhe pa fríkë. Mbi të gjitha, Andrea Pirlo ka një eksperíencë te jashtëzakonshme si lojtar dhe mentalitetin e tij dëshiron që ta implementojë tek Juventusi dhe e di se e vetmja gjë që ka rëndësi është të fitosh. Kampionati ka disa vite që është bërë “pronë” e Juves dhe synimi përveç titullit të 37 kampion është dhe fitimi i Champions Leagues për herë të tretë duke u kurorëzuar Mbretëreshë e Europës.

“Agrésiviteti dhe dëshira për të fituar përsëri topin pas hùmbjes së tij është diçka për të cilën po punojmë shumë. Duke parë Championsin, ekipet që arritën në fund janë ato që e rikuperojnë topin në kohën më të shkurtër. Kjo duhet të jetë një kàrakterístikë që duhet të na dallojë”, përfundoi ai.Juventus appoint Andrea Pirlo manager following Maurizio Sarri's sacking |  Juventus | The Guardian

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit