Andrew Tate fiton padinë në gjykatë për asetet e konfiskuara

Andrew Tate fiton padinë në gjykatë për…

Andrew Tate është përfolur shumë për mënyrën kontroverse të komunikimit me të rinjtë në botë kundër asaj që ai e quan ‘The Matrix’ u arrestua bashkë me vëllain e tij Tristian në muajin Dhjetor të vitit 2022 me akuzën për trafikim të qënieve njerëzore. Atij dhe vëllait të tij i’u sekusetruan asetet me vlerën e miliona dollarëve ku përfshihen makina luksoze, ora dhe dy kompani.

Vëllezërit Tate apeluan një vendim gjykate të dhjetorit të 2023, i cili mbështeti ligjshmërinë e sekuestrimit të pasurive të tyre bazuar tek veprat penale që ata akuzohen nga autoritetet në Rumani. Të hënën Gjykata e Apelit e Bukureshtit urdhëroi një gjyq të ri mbi pasuritë e sekuestruara. Vendimi parashikon anulimin e vendimeve të mëparshme dhe dërgimin e çështjes në rigjykim.

Dy kompani SC Ground Breaking Development SRL dhe The Cannon Run Limited ishin së bashku me Andrew dhe Tristian Tate si palë në ankesë. Në një postim në rrjetin social ‘X’, Andrew Tate tha se gjykata tani do të duhet të vërtetojë që pasuria është fituar në mënyrë të paligjshme në mënyrë që të justifikojë sekuestrimin e vazhdueshëm duke shtuar se ata nuk do të provojnë asgjë sepse nuk ka ndodhur kurrë.

Dokumentet e gjykatës të lëshuara në qershor treguan se vëllezërit kishin grumbulluar miliona euro dhe kishin blerë asete dhe prona të shtrenjta nëpërmjet aktiviteteve të tyre të biznesit. Të dy vëllezërit mohojnë akuzat e ngritura nga hetuesit rumunë ku pretendohet se ata kanë shfrytëzuar gratë nëpërmjet biznesit të tyre të përmbajtjes për të rritur për të cilin prokurorët pretendojnë se vepronin si një grup kriminal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit