Andrew Tate i cili është përfolur shumë për mënyrën kontroverse të komunikimit me të rinjtë në të gjithë botën kundër asaj që ai e quan ‘The Matrix’ u arrestua bashkë me vëllain e tij Tristian në muajin Dhjetor të vitit 2022 me akuzën për trafikim të qënieve njerëzore. Bashkë me të vëllain për shkak të vendimit të gjyqtarëve u detyruan të kalonin tre muaj në burg për shkak të akuzave të ngritura të dy grave që pretentuan se vëllezërit Tate shfrytëzuan shtatë gra për përfitime kundrejt parave.
Vëllezërve Tate i’u garantua liria për të lëvizur brenda territorit të shtetit Rumun pasi ata kaluan 5 muaj nën arrest shtëpie ku Andrew Tate ka deklaruar se prokurorët kanë inskenuar provat dhe dëshmimtarët për shkak se ata kanë mungesë provash për çështjen kundër tij dhe të vëllait.
Andrew Tate dhe vëllai i tij i kanë dërguar një kërkesë gjyqtarëve në Rumani për të vizituar nënën e tyre të sëmurë në Angli.
“Shteti rumun ka vendosur që ajo duhet të jetë vetëm në Krishtlindje, nëse është gjallë.” – ka thënë Andrew Tate në rrjetin social ‘X’.
Kohët e fundit Andrew Tate ka tentuar të rimarrë ligjërisht pronat e konfiskuara ku përfshihen makina luksoze dhe ora me vlerën e miliona eurove.