Anemia/ Zbuloni ushqimet që duhet të përdorni patjetër

Anemia/ Zbuloni ushqimet që duhet të përdorni…

Anemia është sëmundja që lidhet me uljen e numrit të rruazave të kuqe të gjakut dhe pakësimin e përqindjes së hemoglobinës. Së fundmi është kthyer në një nga problemet shëndetësore kryesore të shqiptarëve bazuar në të dhënat e mbledhura nga AgroWeb.org dhe kontaktet me mjekët e specializuar në qendrat e kujdesit shëndetësor të vendit. Të prekurit nga anemia kanë lëkurë dhe mukoza të zbehura, lodhen shpejt, ndjejnë këputje dhe apati, nuk kanë oreks dhe shfaqin ulje të presionit arterial.

Ata që vuajnë nga anemia kanë edhe rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymemarrje, dhimbje koke, marrje mendsh dhe shikim të turbullt. Anemia sjell uljen e përqendrimit të oksigjenit në gjak dhe në inde, duke lehtësuar zhvillimin e infeksioneve të ndryshme.

Specialistët e Shëndetit Publik tregojnë se shtimi i rasteve të anemisë së fundmi ka lidhje me problemet në ushqim. Një faktor kryesor është mosmarrja prej organizmit e lëndeve të nevojshme ushqimore, të vitaminave dhe mineraleve, sidomos të hekurit. Gjendja anemike përcaktohet saktë vetëm nga analiza laboratorike e gjakut, që tregon numrin e rruazave të kuqe.

Në forma të lehta dhe mesatare nuk ka nevojë për regjim shtrati, por duhet patur duhet kufizuar aktiviteti fizik. Për format më të rënda duhet patjetër regjim shtrati ose trajtim mjekësor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit